JAVĖ E LARMISHME
Posted by Admin on 10/06/2009 01:25
SHVERCERĖT I GĖZOHEN RIKTHIMIT NĖ ELITĖ FORCA I JEP VULĖ SEZONIT MĖ TĖ MIRĖ TĖ TYRE PĖRBALLJA E RIVALĖVE SI KURRĖ MĖ PARĖ VETĖM KATĖR GRUPE NĖ QEMAL STAFA NDESHJA E VITIT PĖR SHKĖNDIJĖN E TETOVĖS PARA FINALĖS SĖ KUPĖS NXEHT!
SHVERCERĖT I GĖZOHEN RIKTHIMIT NĖ ELITĖ
Shvercerėt pėrfundimisht nė ndeshjen e fundit kundėr Vardar (V) tė zhvilluar me 30 maj ku edhe pse takimi pėrfundoi 0:0, siguruan rikthimin e skuadrės sė tyre nė elitėn maqedonase. Kėsaj here, Shvercerat kishin organizuar kortezh nga Sheshi Skėnderbeu dhe pėr...
Lexo mė shumė nė: Read More
Extended News
JAVĖ E LARMISHME
SHVERCERĖT I GĖZOHEN RIKTHIMIT NĖ ELITĖ
FORCA I JEP VULĖ SEZONIT MĖ TĖ MIRĖ TĖ TYRE
PĖRBALLJA E RIVALĖVE SI KURRĖ MĖ PARĖ
VETĖM KATĖR GRUPE NĖ QEMAL STAFA
NDESHJA E VITIT PĖR SHKĖNDIJĖN E TETOVĖS
PARA FINALĖS SĖ KUPĖS NXEHT!
SHVERCERĖT I GĖZOHEN RIKTHIMIT NĖ ELITĖ
Shvercerėt pėrfundimisht nė ndeshjen e fundit kundėr Vardar (V) tė zhvilluar me 30 maj ku edhe pse takimi pėrfundoi 0:0, siguruan rikthimin e skuadrės sė tyre nė elitėn maqedonase. Kėsaj here, Shvercerat kishin organizuar kortezh nga Sheshi Skėnderbeu dhe pėr 2-3 kilometra kishin marshuar nėpėr lagjen Bit-Pazar, Ēair dhe kishin arritur nė stadium. Numri ishte mjaftė i madh korteut, ndėrkohe rrugės ishin ndezur edhe disa flakadanė. Ndėrsa nė stadium, si kurrė mė parė nė kėto vitet e fundit ishte mbledhur numėr i madh adhuruesish dhe Shvercerė tė KF Shkupi (Slloga). Po ashtu, gjatė ndeshjes kishte piroteknikė, mesazh (pėrshėndetja nga Liga 1), koreografi dhe anim si jo mė parė nė kėto vitet e fundit shumė tė vėshtira pėr ish-Sllogėn, tani Shkupin.
Link
FORCA I JEP VULĖ SEZONIT MĖ TĖ MIRĖ TĖ TYRE
Forca kėsaj here kishte paraqitje tė dyfishtė shumė tė suksesshme. Sė pari nė mesjavė (tė mėrkure me 3 qershor) nė Pejė kundėr Besės vendase. Forca kishte udhėtuar me rreth 50 anėtar dhe kishin transparentin e tyre kryesor tė varur nė tela. Ndėrsa tymosja e tribunės ishte jashtėzakonisht e mirė dhe shumė ngjante me atė tė Plisave para 2 vjetėve po nė Pejė.
Ndėrsa, paraqitjen e dytė e kishim akoma mė pompoze, kėsaj tė diele si vendas kundėr Hysit. Sė pari numri i anėtarėve nė KOP ishte mjaft i madh, sidomos pėr shkak rėndėsisė sė ndeshjes e qė vushtrriasit e fituan shumė mė lehtė seē ėshtė menduar. Forca shfaqi edhe mesazhin ĖNDRRA REALITET BASHKIMI FILLOJ i cili nė sfondin mbrapa ishte i mbuluar me flamuj tė shumtė kombėtar. Pastaj edhe paraqitja e stilit tipik ultras Forcėn e bėn ndėr grupet, pa dyshim kryesore tė sezonit nė vendin tonė.
PĖRBALLJA E RIVALĖVE SI KURRĖ MĖ PARĖ
Pėrballja e rivalėve tė qytetit (Drita Gjilani 1:3), mbase e fundit pėr disa kohė, dha njėrėn ndėr shfaqjet mė interesante qė kanė pasur ndonjėherė nė pėrballje Intelektualėt dhe Skifterat. Kishte ndalesė dhe vend-ndryshim tė grupeve nga ana e policisė. Pastaj grumbullim tifozėve nė vende tė caktuara nė qytet, ndezje tė shalleve tė kundėrshtarėve e mini-aksione tjera. Pastaj, u vodh nga zyra nga ana e Intelektualėve njė transparent i njė nėn-grupi tė Skifterave (Psikopatat) i cili nuk pėrdorej nga ky grup. Mė pastaj gjatė ndeshjes u mor nga policia ky transparent i vjedhur dhe pas ndeshjes ju kthye prapė Skifterave. Nė hyrje nė tribuna, kontrolli i rreptė i policisė kishte bėrė qė mos tė kishte kurrfarė piroteknike. Pas ndeshjes, kishte hedhje tė ndėrsjella gurėsh, por mė gjasė edhe kontakt tė afėrt fizik ndėrmjet anėtarėve tė caktuar tė dy grupeve rivale. Me njė fjalė, njėra ndėr pėrballjet mė interesante nė Gjilan nė kėto vitet e fundit.
VETĖM KATĖR GRUPE NĖ QEMAL STAFA
Ndeshja e Kombėtares sonė edhe njė herė zgjoi kėrshėrinė e tifozerisė. Por, kėsaj here nė mėnyrė tė organizuar nė tribuna u gjenden vetėm katėr grupe. Ishin prezent TKZ-ja (me gjasė nė kuadėr tė saj edhe Kuqezinjtė e Jakovės), Shvercerėt nga Shkupi (rreth 100), Plisat nga Prishtina (mė pak se 100) dhe grupi vendas i Tiranės, Fanatics.
Deri sa, Shvercerat dhe Fanaticsat ishin tė vendosur nė njė KOP nė tribunėn pas portės, Plisat ishin nė tribunėn karshi nė skaj tė saj apo fare pranė Shvercerėve dhe Fanaticsave dhe shpesh kjo afėrsi bėri qė tė tri grupet ta koordinonin animin.
Ndėrsa TKZ-ja ishte krejtėsisht e veēuar nė mes tė tribunės karshi dhe edhe njė herė dėshtuan krejtėsisht nė anim. Por, kėsaj here edhe njė herė kishin pėrgatitur befasi tė mirė. Para fillimit tė pjesėlojės sė dytė, TKZ-ja shpalosi dy mesazhe kundėr lojtarit mė tė mirė tė botės pėr vitin 2009, Cristiano Ronaldos me foton e tij dhe mbishkrimin Miss World 2010. Kėto dy mesazhe pėrshkruan botėn si ngjarja ma interesante e javės jo vetėm nė tifozeri, por nė komplet ngjarjet futbollistike nė botė. Po ashtu, nga tė gjitha grupet prezente u ndezė piroteknikė e ndryshme.
NDESHJA E VITIT PĖR SHKĖNDIJĖN E TETOVĖS
Ndeshja e fundit dhe mė interesantja pėr tifo-skenėn shqiptare do tė jetė ajo e barazhit nė futbollin maqedonas. Shkėndija e Tetovės do tė luftoj tė rikthehet nė elitė, ndėrsa Pelisteri maqedonas i Manastirit pėr tė mbetur nė elitė. E paraparė qė ndeshja tė zhvillohej nė Shkup, ėshtė anuluar me gjasė pėrshkak mundėsisė qė tifozeria shqiptare do tė ishte masive nė kėtė ndeshje dhe ėshtė vendosur tė zhvillohet nė qytetin e Bellasicės nė jug-lindje tė Maqedonisė, rajon i shtrirė me krejtėsisht sllavo-bullgar. Kėshtu qė tani Ballistave tė Tetovės do tju duhet qė udhėtimin 180 kilometra ta bėjnė pėr tri orė tė tėra. Deri sa ėshtė paralajmėruar, qė tifozėve tė Pelisterit Ckembari do tju ndihmojnė edhe shumė grupe tjera maqedonase, Ballistat akoma skanė marr konfirmim se a do tju shkoj ndonjė grup shqiptar nė pėrkrahje. Ballistat pritet tė udhėtojnė me mė sė paku pesė autobus.
PARA FINALĖS SĖ KUPĖS NXEHT!
Edhe nė Kosovė do tė ndodh ndėr paraqitjet e fundit masive tė tifozerisė. Tė mėrkurėn me 10 qershor, nė stadiumin e qytetit nė Prishtinė do tė zhvillohet ndeshja finale e Kupės sė Republikės sė Kosovės ndėrmjet Prishtinės dhe Hysit. Takimi do tė zhvillohet nga ora 20:15 nėn ndriēimin e reflektorėve dhe me gjasė me transmetim tė drejtpėrdrejt nga RTK-ja. Deri sa nga Plisat pritet paraqitje dinjitoze, po ashtu edhe skuadra llapiane ka paralajmėruar organizim shikuesish duke kėrkuar ndihmė edhe tė grupeve tjera rivale tė Plisave. Atmosfera para ndeshjes ėshtė tejet e nxehur, sidomos pas fjalėve se skuadra e pasur e Hysit ka vendosur qė me ēdo kusht tė vije deri te trofeu, me njė fjalė nėse o nevoja edhe tė blejė gjyqtarėt e takimit. Se si do tė reagojnė
Plisat nėse ndodh ky skenar mbetėt tė shihet. Dyert e stadiumit do tė jenė krejtėsisht tė hapura pėr publikun pasi qė biletat do tė jenė gratis, ndėrsa Kupėn do ta dorėzoj Presidenti, Fatmir Sejdiu.
Tė gjitha fotot dhe videot i gjeni nė forum...