Navigation
Tifo-Grupet
· Arpagjik't
· Ballistėt
· Dardanėt
· Demat e Kuq
· Forca
· Fikshat
· Gjimmat
· Ilirėt
· Intelektualėt
· Kuqeblutė
· Kuqezinjėt e Jakovės
· Plisat
· Pampurat
· Skifterat
· Shqiponjat
· Shvercerat
· Torcida
· Ujqit
· Ultras Elbasani
· Xhebrailat
Feeds news
Dardanet.de
Askush nuk eshte profet ne vendin e tij ...
Para disa diteve, eshte publikuar nje lajm ne nje sere mediash sipas te cilit zyrtaret e FSHF-se kane filluar te hedhin dyshime mbi aftesite e sulmuesit Kosovar Labinot Haliti qe militon ne Newcastle Jets. Ky skepticizem i zyrtareve me te larte te futbollit Shqiptar eshte pak sa i ēuditshem kur e kujton se sulmuesi Kosovar eshte ftuar se fundmi ne nje perzgjedhje te gjere lojtaresh ne kampim stervitor Australian per te pregaditur Kampionatin e ardhshem Boteror. Por, djaloshi nga Prishtina e refuzoj ftesen e trajnerit te famshen Holandez, Guus Hiddink, qe drejton Kombetaren e Kangureve, vetem per te mbrojtur ngjyrat e Kombetares se Shqiponjave !

Shprehja popullore “askush nuk eshte profet ne vendin e tij" reflekton me se miri mentalitetin amatoresk qe karakterizon zyrtaret e FSHF-es. Kur nje ekspert futbolli si Guus Hiddink e cileson Labinot Halitin te vlefshem per nje Kombetare e cila do te marre pjese ne Kampionatin Boteror, me siguri qe nuk ka se pse te dyshohet mbi aftesite e Prishtinasit per nje Kombetare e cila renditet vazhdimisht ne fundin e tabeles ...

Gjithsesi, ironia e zytareve te FSHF-se nuk ndalet me kaq. Sipas tyre, Labinot Haliti nuk posedon aftesite e mjaftueshme per te konkuruar per nje vend ne repartin ofenziv te mbipopulluar. Ky arsyetim eshte teper abusrd ne nje kohe kur rifreskimi i kontingjentin kuqezi eshte me se i domosdoshem. Madje, ndryshe nga Labinot Haliti, shumica e sulmueseve qe ftohen ne Kombetare, vazhdimisht ngrohin stolat apo tribunat ne klubet e tyre. Keshtu qe preteksti i hedhur nga stafi kuqezi eshte komik dhe grotesk.

Pastaj, nuk eshte nje sharlatan Gjerman ai qe vendos se kush duhet dhe nuk duhet te behet Shqiptar, dhe FSHF-ja ne kete pike nuk ka pse te pyese askush. Sigurisht qe trajneri ka ekskluzivitetin e zgjedhjeve ne perfaqesuese, por ekskluzivitetin per te bere nje futbollist me origjine Shqiptare zyrtarisht Shqiptar, e ka FSHF-ja dhe shteti dhe askush tjeter. Zvicra beri Milaim Ramen ne nje kohe rekord Helvet dhe e aktivizoi vetem per disa minuta, nderkohe qe kreret e institucionit me te larte te futbollit Shqiptar presin derisa futbollistet te behen te medhenj dhe pastaj t'i therasim e ti bejme Shqiptar.

Gjithsesi, nuk duhet harruar faktin se Brigel nje dite do te largohet nga pankina kuqezi, dhe performancat e Labinot Halitit ndoshta do ti pelqejne pasardhesit te tij. Nese ndodh keshtu, do t'i filloje FSHF-ja procedurat? Por atehere mund te jete vone, sepse Labinoti mund te kete zgjedhur dike tjeter ... Atehere do te na ngelim vetem lotet per ta qare ashtu siē e kemi vuajtur braktisjen e Valon Behramit, Blerim Xhemailit apo te Ronald Gercaliut ...

Sigurisht qe ne skepticizmin spontan te dyshes Gjermane, Brigel dhe Ros, kane ndikuar dhe disa faktor tjere. Fakti qe kjo dyshe e koruptuar ka luajtur rolin e menaxherit per ti strehuar disa lojtar Shqiptar ne Europe nuk eshte sekret. Keshtu qe nuk do te ishte e ēuditshme qe kjo pengese per t'a bere Halitin Shqiptar ka lindur thjesht nga nje perplasje menaxheresh. Ndoshta per dyshen Gjermane nuk egzistonte mundesia per ta fituar 20 perqindeshin mbi korizun e Prishtinasit ... Gjithēka eshte e mundur ! Dhe kjo hipoteze mund te shpjegoje hapin mbrapa ne ēeshtjen Haliti.

Gjithsesi, me ndeshjet dhe golat e tij ne A-Leagen Austrialine, Labinot Haliti ka deshmuar se e meriton nje vend ne kontingjentin e varfer te Kombetares Shqiptare ku sulmuesit jane "gjini ne zhdukje". Pra, do te ishte me te vertete mekat nese verberia e drejtueseve aspak kompetent te FSHF-se do ti kushtonin nje vend ne Kombetaren e Shqiponjave Labinot Halitit.


Shkėlzen Xh. - Tifozat.Com
Login
Username

Password



Not a member yet?
Click here to register.

Forgotten your password?
Request a new one here.
Users Online
Top Guests Online: 1

Top Members Online: 0

Top Total Members: 4,142
Top Newest Member: Forcashi2
1nate.com
Member Poll
Josip Kuzhe kundėr Portugalisė duhet tė luaj:

Me dy sulmues ta synojė fitoren
Me dy sulmues ta synojė fitoren
67% [102 Votes]

Tė koncentrohet nė mbrojtje pa u lodhur tė mendoj pėr sulm
Tė koncentrohet nė mbrojtje pa u lodhur tė mendoj pėr sulm
12% [18 Votes]

Tė shpresoj nė fat dhe nė ditė jo tė mirė tė portugezėve
Tė shpresoj nė fat dhe nė ditė jo tė mirė tė portugezėve
21% [32 Votes]

Votes: 152
You must login to vote.
Started: 02/06/2009 21:07

Polls Archive



Ne tribune !!!??? ?!

Si cdo here dimri ne trojet shqiptare i'u mundeson tifozeve nje pushim si ky pushim dirmor, i ariut. Keshtu qe tifozet mbushen me eneegji te re per pjesen e dyte te sezones. Por ksaj ralle disi atmosfera eshte krejtesisht me ndryshe... .Vazhdo...
Wallpaper
Top Top  117,362,555 unique visits  Top Top