6.07.2005 17 vjeqari nga Mitrovica i cili luan pėr juniorėt e ekipit suedez Trelleborg, ekip ky i cili garon nė kategorinė e dytė tė kampionatit suedeze interviston pėr Tifozat.com.
Nė Trelleborg luajnė edhe tre shqipėtar tė tjerė Fisnik Shala, Xhezair Idrizi dhe Jetullah Bahtiri i cili tashmė ka zėnė vend nė ekipin e parė tė Trelleborg. Ja intervista e plotė me talentin shqiptare Haris Berisha qė e dha pėr Tifozat.com:
- Mirėmbrėma Haris, kohėt e fundit 'kolonia Shqiptare' nė Trelleborg ka pasur mė shumė sukses se kurrė. Por majoriteti nuk tė njofin ty aq mirė, na tregosh pėr familjen tėndė dhe pėr jetėn si futbollist.
Quhem Haris Berisha, jam 17 vjeēar dhe i lindur nė Kosovė (pikėrisht nė Mitrovicė). Mė familjen kam ardhur nė Suedi nė vitin 1994 dhe tashmė jetoj nė Trelleborg me 5 anėtarėt e familjes.
- Po nė futboll kur jeni kyēur?
Kam qenė 7 vjeēar kur babai im mė ndihmoi tė filloj ushtrimet me ekipin Strömsnäsbruks IF.
- Po nė Trelleborg si mbėritė?
Nėna imė ėshtė mjeke dhe ka gjetur punė kėtu dhe vendosėm sė bashku tė shkojmė nė Trelleborg pėr tė jetuar.
- Ke bashkėlojtarė tjerė Shqiptar nė Trelleborg si Fisnik Shala, Jetullah Bahtiri dhe Xhezair Idrizi. Ke kontakt tė regullt me shokėt dhe cili ėshtė shoku yt mė i ngushtė?
Po shumė mirė i njoh tė tretė, me Fisnikun dhe Xhezairin ushtroj regullist kurse Toni tashmė ushtron me ekipin e parė. Por mund tė them se nuk mund tė gjejė lojtar qė mund tė krahasohet me Jetullah Bahtirin. Toni ėshtė lojtar fenomenal dhe person shumė i thjesht dhe kaloj shumė mirė mė tė.
-Por si tė shkon puna jote dhe ekipit kėtė sezon (nė Suedi sezoni ka fillar para 4 muajve dhe nuk pėrfundon deri nė shtator
Kemi filluar shumė keq, asnjė fitore dhe unė kam pasur shumė fat tė keq sepse jam demtuar qe njė kohė por nė fillim shumė mirė kam luajt. Nė lojen e parė kam shėnuar njė golė nga njė gjujte e lirė kundėr IFK Goteborgut, por goli nuk mjaftoi pėr fitoren e ekipit.
- Po dėmtimi ka kaluar apo ende keni probleme?
Kam probleme ende, tani jam i dėmtuar 3 javė radhazi
- Je nė ushtrime fare?
Jo ende jo, ketė javė do provoj dhe do tė shohim...
- Pėrndryshe forcat dhe dobėsitė tuaja nė fushė janė?
Fizika ime shumė i pėlqen trajnerit ndėrsa edhe gjuajtjet me kėmbėn e djathtė.
Por do mundohem ta forcojė edhe lojėn me kokė dhe kėmbėn tjetėr.
- Pozicionet e favorizuar?
Patjetėr qė mė pėlqen mesfusha dhe kėtu gjithmonė luaj. Veēanėrisht nė krahė (mė sė shumti nė krahun e djathtė).
- Keni ardhur nga Kosova nė vitin 1993, jeni kthyer ndonjeher pėr vizitė?
Po, vitin e kaluar kam qenė nė Kosovė.
- Po si e keni ndier veten nė Kosovė, si nė shtėpi?
Patjetėr, tashmė I njoh tė gjitha vendet nė qytet dhe mė pelqen shumė.
- Jetullah Bahtiri ka pasur shumė fjalė tė mira pėr ju. Ndoshta do ju shohim tė bashkuar nė ekipin e parė?
I falenderoj Tonit shumė pėr fjalėt e mira dhe shpresoj qe sė shpejti tė bashkohem sepse besoj se me Tonin edhe loja ime do tė bėhėt mė e mirė.
- Pėrndryshe keni ndonjė deshirė pėr kėtė sezonė?
Shpresoj se mos tė kem mė probleme me dėmtime dhe tė luaj sa mė mirė qė tė bėhet emri im mė i dalluar nė ekip dhe tė mė jepet shansa nė ekipin e parė.
- Oferta nga ekipet tjera nuk keni ende?
Jo nuk kam.
- Por nė qoftė se do vinė ofertat?
Unė do tė qėndroj kėtu sepse kam deshirė tė luaj nė ekipin e parė para se tė levizi.
- Po nė fushėn ndėrkombėtare ende nuk ke luajt pėr kombėtaren Suedeze. Nė qoftė se vjen federata Suedeze apo Shqiptare tek ti. Pėrgjigja do jetė?
Nuk mė pelqen tė spekuloj sepse oferta nuk mė ka ardhur, nė qoftė se vjen njė ditė, do tė vendosi atėherė.
- Po kombėtaren Shqiptare, i percjell apo jo?
Natyrisht, ndeshjet i shikoj nė TV.
- Po ke ndonjė lojarė qė tė pėlqen mė shumė se sa tė tjerėt?
Lorik Cana mė pėlqen shumė.
- Po ndonjė klub nė Evropė?
Barcelona patjetėr.
- Ok shkojm tek pyetjet mė tė shkurta, Kosova apo Suedia?
Kosova.
- Mitrovica apo Trelleborgu?
Mitrovica.
- Haris Berisha dhe Henrik Larsson nė Barcelonė apo Haris Berisha dhe Toni Bahtiri nė kombėtaren Shqiptare?
Pyetje e lehtė, Berisha dhe Bahtiri nė Shqipėri!
- Tė luash kundėr Real Madridit nė kupen e kampionve nė Råsunda (stadiumi kombėtar i Suedisė) apo tė luash me kombėtaren shqipėtare kundėr Serbisė nė Tiranė?
(duke qeshur me ironi) Nė Tiranė kunder Serbisė!!
- Dhe nė fund, ku gjindet Haris Berisha pas 10 viteve?
Vetėm Zoti e din.
- Atėherė Tifozat.com ju falenderon qė gjetėt kohė pėr kėtė intervistė dhe nė emer tė gjithė Tifozave Shqiptarėve ju urojmė jetė tė lumtur dhe shpresojmė qe njė ditė tė shohim me fanelėn kuqezi.
Ju falenderoj edhe unė shumė!
Intervistoi pėr Tifozat.com Salih Shala
Mė parė Jetullah 'Toni' Bahtiri (lojtari tjetėr shqiptar 17 vjeqar nga ekipi i njejtė me Haris Berishėn) kishte intervistuar pėr Tifozat.com, pėr ta lexuar intervistėn klikoni kėtu
Si cdo here dimri ne trojet shqiptare i'u mundeson tifozeve nje pushim si ky pushim dirmor, i ariut. Keshtu qe tifozet mbushen me eneegji te re per pjesen e dyte te sezones. Por ksaj ralle disi atmosfera eshte krejtesisht me ndryshe... .Vazhdo...